Saturday, 21. March 2026
Sport

West Ham fiton Conference League, mposht në limit Fiorentinën

GS 07/06/2023 1 Min. Lesezeit

West Ham është fitues i Conference League duke mposhtur në limit të kohës 2-1 Fiorentinën.

Italianët kështu humbasin finalen e 2 në Europë pas Romës, që u mposht nga Sevilla.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa duhet të vinte minuta e 61′ kur falë një penalltie West Ham kaloi në epërsi me autor Said Benrahma.

Megjithatë avantazhi i anglezëve zgjati vetëm 5 minuta pasi Bonaventura barazoi shifrat.

Kur u mendua se ndeshja do t’i drejtohej shtesave,  Jarrod Bowen realizoi në limit duke i dhuruar suksesin West Ham. /G.D abcnews.al/

 

 

 

 

Teilen: