Futbollisti i Chelseat, Mateo Kovacic ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se mesfushori i Kombëtares së Kroacisë ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn, shkruan Lajmi.net
Pas finales së UEFA Champions League, kampioni i Premier League pritet të filloj negociatat me klubin e Chelseat.
29-vjeçari ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2024, por dëshiron një aventurë të re dhe City është objektivi i tij.
Gjatë këtij sezoni, Kovacic zhvilloi 27 ndeshje në Premier League, shënoi një gol dhe bëri dy asiste.
Vlera e tij momentale sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 40 milionë euro./Lajmi.net/
EXCL: Mateo Kovacić has now agreed personal terms with Manchester City after advanced talks already revealed last week 🚨🔵🇭🇷 #MCFC
Kovacić wants the move, next step has to be between clubs as Chelsea and City will discuss fee after the UCL final.
Chelsea, open to sell Kovacić. pic.twitter.com/PKdCHsEL9B
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 8, 2023