Me humbjen në finalen e madhe përballë Mançester Sitit, Interi ka humbur dhe mundësinë për të qenë kokë grupi në shortin e sezonit të ardhshëm të fazës në grupe në Ligën e Kampioneve.
Shorti për edicionin e ardhshëm do të hidhet më 31 gusht në Monako, teksa finalja e madhe është programuar për në 1 qershor në “Wembley” në Londër. Në këtë mënyrë Seria do të ketë vetëm Napolin si kokë serie në shortin e fund gushtit.
Ndërkaq, do të jetë Spanja ajo që do të përfaqësohet me dy koka grupi dhe me 5 skuadra gjithsej në këtë kompeticion në sezonin 2023-2024. Barcelona si kampione e Spanjës dhe Sevilja si fituese e Ligës së Europës do të jenë koka serie.
Për t’u theksuar se nga suksesi i Sitit përballë Interit në finalen e së shtunës në Stamboll, i fituari më i madh në Champions për edicionin e ardhshëm do të jetë Fejnordi. Fillimisht i parashikuar të gjendej në Vazon e tretë, kampionët e Holandës kanë përfituar nga fakti si liga e gjashtë më e fortë në Europë, duke u katapultuar në vazon e parë, aty ku do të jenë dhe Bajerni i Mynihut, Paris SGja e Benfika.
Faza në grupe në Champions 2023-2024 do të nisë më 19 shtator dhe do të mbyllet me 13 dhjetor. Ndërsa finalja do të luhet më 1 qershor.
CHAMPIONS 2023-’24
VAZOJA E PARË
MANÇESTER SITI
NAPOLI
BAJERN MYNIH
PARIS SG
BARCELONA
BENFIKA
SEVILJA
FEJNORD
VAZOJA E DYTË
INTER
REAL MADRID
ARSENAL
MAN.JUNAJTID
BOR. DORTMUND
ATL.MADRID
PORTO
LAJPCIG
VAZOJA E TRETË
MILAN
LACIO
SALCBURG
SHAHTJOR D.
CËRVENA ZVEZDA
REJNXHËRS*
DINAMO ZAGREB*
BRAGA*
VAZOJA E KATËRT
NJUKASËLL
SOCIEDAD
GALLATASARAJ*
SËLLTIK GLLAZGOU
UNION BERLIN
LENS
KOPENHAGEN*
JANG BOJS*
Shënim: Vazot nuk janë përfundimtare, sepse skuadrat me yll duhet të kalojnë turet eliminatore.