Pep Guardiola do vazhdojë të udhëheqë Manchester City.
Sipas raportimit të ’The Times’, Pep Guardiola po kërkon të vazhdojë punën si trajner i Manchester Cityt edhe për dy vite të tjera, përcjellë lajmi.net.
Kontrata e trajnerit spanjoll me kampionin evropian përfundon pas disa vitesh dhe ai është i gatshëm të qëndrojë besnik ndaj ‘Citizens’
Guardiola, i cili u bë trajneri i parë që fitoi tripletën dy herë me Barcelonën dhe Manchester Cityn, mendohej të largohej nga klubi, por veterani do të qëndrojë në Angli për disa vjet përpara se të vendosë destinacionin e tij të ardhshëm./Lajmi.net/