Friday, 6. November 2026
Sport

​Sonte përballja Kosovë – Itali në futsall

GS 06/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në futsall do të përballet sonte me Italinë, në kuadër të fazës “Main Round” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, ku Dardanët synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive në këtë fazë të kualifikimeve.

Kosova ka zhvilluar përgatitje intensive gjatë ditëve të fundit, ndërsa stërvitjen e fundit para kësaj përballjeje e ka mbajtur të enjten mbrëma.

Lojtarët dhe stafi i Kombëtares janë shprehur të gatshëm për këtë sfidë të rëndësishme, teksa kanë bërë thirrje për mbështetjen e tifozëve në tribuna.

Përballja me Italinë paraqet një tjetër test të rëndësishëm për Dardanët, të cilët synojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas për të marrë një rezultat sa më të mirë.

Teilen: