E ardhmja e Kylian Mbappe është në dyshim sepse flitet për një largim të mundshëm të tij nga Paris Saint-Germain gjatë afatit veror.
Futbollisti i Real Madrid, Eduardo Camavinga përmes një interviste të shkurt ka dhënë një koment në lidhje me të ardhmen e futbollistit francez, shkruan Lajmi.net
“Mund ta shihni në rrjetet sociale sepse ai foli. Nuk kam asgjë për të thënë. Do isha shumë i lumtur nëse ai do të vinte në Real Madrid”, tha Camavinga.
Kujtojmë që Mbappe përmes rrjeteve sociale tha se është i lumtur në PSG dhe dëshiron të qëndroj deri në sezonin e ri.
Siç raportojnë mediat e huaja, Real Madridi tashmë ka bërë një ofertë prej 150 milionë euro në drejtim të klubit francez./Lajmi.net/
⚪ Camavinga réagit aux rumeurs sur l’avenir de Mbappé. https://t.co/3wiINKfSX9 pic.twitter.com/Egdz58GJKN
— RMC Sport (@RMCsport) June 13, 2023