Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka kompletuar sezonin e tij të parë të plotë në stolin “blaugrana”, duke e kurorëzuar me dy trofe: Superkupa e Spanjës, fillimisht, dhe qershia mbi tortë, titulli në La Liga.
Trajneri katalanas ka qenë i ftuar në programin “Universo Valdano”, ku ka shqyrtuar situatën aktuale të Barçës dhe ndër të tjera ka befasuar me fjalët e tij për Osman Dembelenë. Francezi është pa dyshim një lojtar kontrovers dhe Ksavi e ka të qartë këtë.
“Dembele është një lojtar që mund të vlejë notën 10 ose notën 2. Ndaj, objektivi im si trajner është që të mundohem ta çoj sa më shpejt drejt dhjetës. Në rastin e tij është e thjeshtë, ose është më i miri absolut, ose më i dobëti absolut”, tha Ksavi.
PANORAMASPORT.AL