Wednesday, 4. March 2026
Sport

Real Madridi prezanton fanellat e reja për sezonin e ardhshëm

GS 14/06/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madridi ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

  

Fanellat e reja të prezantuara sot (e mërkurë) do të përdoren nga “mbretërit” për ndeshjet si vendas.

Ngjyra e bardhë tradicionale si zakonisht dominon fanellën e parë të Los Blancos.

Fanella është dizajnuar në detaje ndërsa përmban edhe disa vija me ngjyrë ari.

Kjo fanellë është dizajnuar nga kompania e madhe Adidas.

Fanella e re e 14 herë kampionëve të Evropës është prezantuar nga disa prej futbollistëve si Militao, Kroos, Valverde, Mendy dhe Vazquez./Lajmi.net/

  


Teilen: