Wednesday, 4. March 2026
Sport

Drejtuesit e Interit takim me Sassuolon për të ardhmen e Davide Frattesi

GS 14/06/2023 1 Min. Lesezeit

Davide Frattesi do të largohet këtë verë nga Sassuolo për të hedhur hapin e madh në karrierën e tij.

Mesfushori është objektiv i shumë skuadrave të mëdha si Roma, Juventus, Inter, Milan e Lazio. Pasi kanë pasur takime me Romën dhe Juventusin, drejtuesit e Sassuolos janë takuar mbrëmë edhe me homologët e tyre të Interit.

“Sky Sport” ka raportuar se takimi ka qenë pozitiv dhe Interi është i gatshëm për të transferuar mesfushorin italian. Megjithatë gjatë ditëve të ardhshme, Sassuolo do të takohet edhe me Milanin për të dëgjuar ofertën e kuqezinjve.

Roma mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin, për faktin se posedojnë 30 për qind të kartonit nga shitja e tij.

Sassuolo është gati për ta lejuar largimin e Frattesit, por synon që nga shitja e tij të fitojë së paku 30 milionë euro./h.ll/abcnews.al 

Teilen: