• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Arena e Demave” nuk plotëson kushtet, Partizani do të luajë ndeshjet e Champions në transfertë

14/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithçka e ke të qartë që kur nisesh për të shkuar aty.

Partizani pati dëshirë të madhe që të licenconte stadiumin e tij për ndeshjet në Champions, por çdo shpresë binte poshtë së pari për shkak të cilësisë së rrugës. Në kompleksin e të kuqve vazhdojnë punimet, pra është e parakohëshme që të mendosh për asfaltimin përfundimtar të pak qindra metrave, veçse kjo gjë ndikon për keq.

UEFA nuk pranon që në kushte të tilla të vijnë autobusët e skuadrave apo tifozët për një ndeshje në Champions, aty ku Partizani do të luajë këtë verë. Përveç rrugës së keqe, problem që mbyll çdo diskutim është cilësia e fushës. Të kuqtë e bënë gati me shpejtësi terrenin e stadiumit, në mënyrë që ekipi të mund të stërvitej dhe të zhvilloheshin ndeshjet e garave në Shqipëri, por ky nivel I fushës me bar sintetik nuk pranohet në Europë.

E sigurt është që klubi do ta heqë këtë tapet dhe do të vendosë një tjetër, që pranohet nga UEFA, veçse pasi të ndërtohen dy fusha të tjera stërvitore, për ekipin dhe për Akademinë.

Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar tashmë nga trajneri kroat, Zoran Zekiç, do të duhet të luajë në “Elbasan Arenë” ndeshjet e turit të parë që janë në 11 ose 12 korrik dhe në 18 ose 19 korrik./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Endrit Krasniqi edhe zyrtarisht ndan rrugët me Prishtinën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.