Wednesday, 4. March 2026
Sport

Endrit Krasniqi edhe zyrtarisht ndan rrugët me Prishtinën

GS 14/06/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Endrit Krasniqi është larguar nga skuadra e Prishtinës pas një periudhe katërvjeçare.

Krasniqi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar Prishtinën duke përmendur edhe trofetë e fituar në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

  

“Faleminderit Prishtinë. Katër vite – Katër trofe”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social.

28-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës edhe vite më parë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Drita.

Endrit Krasniqi pritet të transferohet te Shkëndija e Tetovës./Lajmi.net/

  


Teilen: