Wednesday, 4. March 2026
Sport

Endrit Krasniqi ia thotë lamtuimirën Prishtinës

GS 14/06/2023 1 Min. Lesezeit

Endrit Krasniqi largohet nga Prishtina.

Endrit Krasniqi nuk është më pjesë e FC Prishtinës.

Mesfushori kualitativ ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale se i ka dhënë fund eksperiencës në klubin Bardhekaltër, shkruan Gazeta Express.

Pas katër vjetësh qëndrimi në kryeqytet, Krasniqi përshëndetet me klubin e tij të zemrës, me të cilin i ka fituar katër trofe.

Krasniqi ishte pranë largimit nga prishtinasit edhe vitin e kaluar, por ishte trajneri Ismet Munishi ai që e kishte bindur të qëndronte edhe për një vit në “Fadil Vokrri”.

Nuk dihet ende se cila do të jetë skuadra e radhës e njërit prej mesfushorëve më të mirë të futbollit kosovar.

Teilen: