Wednesday, 4. March 2026
Sport

FOTO/ Fanella të Milanit e kartolina të Interi! Sheshi Duomo mbushet me njerëz, homazhe në nderim të Berluskonit

GS 14/06/2023 1 Min. Lesezeit

Dy ditë më parë, Silvio Berluskoni ndërroi jetë. Kontributi që ai ka dhënë në politikën italiane si kryeministër dhe në futboll si president i Milanit, do të mbahet mend gjatë nga njerëzit. Në sheshin Duomo në Milano, të shumtë janë ata që kanë dalë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kavalierit.

berluskoniii

Ditën e sotme, Berluskoni do të përcillet për në banesën e fundit dhe në vilën e tij po mbahen homazhe ku të pranishëm janë vetëm figura të larta shtetërore, miq dhe familjarë teksa shumë të tjerë nuk janë lejuar që të afrohen.

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar që në Milano të mblidhen të gjithë për të vendosur lule në kujtim të figurës së ish-kryeministrit italian. Tifozë të shumtë të Milanit kanë mbushur sheshin kryesor të Milanos, teksa nuk mungojnë as rivalët politikë apo edhe rivalët në sport, tifozët e Interit.

123456789

PANORAMASPORT.AL

Teilen: