Paolo Tramexani ka analizuar merkaton e Interit dhe i ka këshilluar Marotës dhe drejtuesve të tjerë të përpiqen të ulin moshën mesatare të repartit ofensiv.
“Unë do t’i sugjeroja Interit që të përpiqej të rinonte disi sulmin dhe të përforcohej me lojtarë të rinj. Xhekos po fillon t’i peshojë mosha dhe të them të drejtën nuk do ta blija Lukakun. Ato para do t’i investoja në një sulmues më të ri, më modern dhe më dinamik. Është ajo që futbolli kërkon në ditët e sotme dhe zikaltrit kanë nevojë për dikë me këto karakteristika. Jo vetëm kaq, por Interi duhet të besojë te lojtarët e rinj edhe në korsi dhe mbrojtje”, tha ish-zëvendëstrajneri i kombëtares.
PANORAMASPORT.AL