• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe kujton abuzimin racial ndaj Lukakut, beson që lojtarët duhej të reagonin ndryshe

14/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në pjesën e dytë të intervistës së tij me ‘La Gazzetta dello Sport’, ylli francez Kylian Mbappe tha se lojtarët e Juventusit dhe Interit duhet të kishin lënë fushën kur Romelu Lukaku u abuzua në mënyrë raciale në stadiumin ‘Allianz’ në prill.

Sulmuesi belg u vu në shënjestër nga një grup tifozësh të Juventusit më 4 prill në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes ‘Bianconerëve’ dhe Interit në Torino.

  

Më pak se një muaj pas incidentit, 171 tifozë u identifikuan dhe morën DASPO, një ndalim i përkohshëm nga stadiumet italiane, ndërsa Juventusi i ndaloi përgjithmonë shumë prej tyre.

Megjithatë, Mbappe beson se duhet bërë më shumë për të trajtuar racizmin në futboll, përcjellë lajmi.net.

“Ne futbollistët duhet të largohemi nga fusha dhe të kuptojmë se kemi fuqinë për të ndryshuar gjërat,” tha ai.

“PSG e bëri atë kundër Basaksehir në Ligën e Kampionëve në 2020 dhe ndeshja u rilua. Të ankohesh nuk mjafton më. Në vitin 2023 nuk mund të lejojmë më që një pakicë të prishë kënaqësinë e futbollit.

“Përveç parave dhe famës, ne luajmë për t’u dhënë tifozëve gëzim për të parë futboll. Nuk dëshiron më ta bësh nëse të trajtojnë si majmun.

Lukaku mori dy kartonë të verdhë gjatë lojës, i dyti pas një festimi goli që u pa si ‘mosrespekt’ ndaj Juventus Curva.

Megjithatë, presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina e fali atë dhe e anuloi kartonin e dytë të verdhë plus dënimin me një ndeshje që rezultoi në ‘deklaratë kundër racizmit’./Lajmi.net/

  


Next Post

Konte: Mirëpres çdo ofertë serioze, pasioni për futbollin nuk shuhet kurrë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.