Antonio Konte në një prononcim të bërë së fundmi për mediat italiane, deklaroi se pasioni për të qenë trajner nuk do të shuhet kurrë. Gjithashtu ai shprehu dëshirën edhe për një rikthim në Itali.
“Dëshira për të qenë trajner është gjithmonë aty, pasioni nuk shuhet kurrë. Nuk po e kërkoj me ankth një skuadër, por nëse do të ndodhte që të kisha ndonjë ofertë serioze, do ta konsideroja, në Itali apo jashtë saj”, deklaroi Konte.
PANORAMASPORT.AL