• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përvojë dhe cilësi në shërbim të bardhezinjve, “Zonja” i shkel syrin Firminos

14/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi po shikon përreth për të forcuar një repart, atë sulmues, që mund të ndryshojë shumë për sezonin e ardhshëm.

5/20/2023 - Liverpool's Roberto Firmino celebrates scoring their side's first goal of the game during the Premier League match at Anfield, Liverpool. Picture date: Saturday May 20, 2023. (Photo by Peter Byrne/PA Images/Alamy Images/Sipa USA) *** US Rights Only ***

Siç raporton “Sportmediaset”, një ide për të forcuar sulmin e Juventusit do të ishte ajo që do të çonte te Roberto Firmino, sulmues i lindur në vitin 1991. Ish-titullar i kombëtares braziliane, pasi nuk rinovoi me Liverpulin, duket i destinuar të transferohet falas pas 30 qershorit. Shumë do të varet nga konkurrenca dhe kërkesat për angazhimin e Firminos, i cili në çdo rast mbetet një profil i mirëpritur për klubin e Juventusit, që te sulmuesi në fjalë do të gjente përvojën dhe cilësinë, që nuk është venitur pavarësisht 32-viteve të bomberit.

HALLET E VLAHOVIÇIT Problemet e Dushan Vlahoviçit nuk kanë të sosur. Ndalesa e re i imponohet nga pubalgjia, një problem që zvarritet për më shumë se një vit mes uljeve dhe ngritjeve dhe që e kishte prekur tashmë në finalen e sezonit të kaluar, aq sa në qershor 2022 sulmuesi kishte humbur katër ndeshjet me Serbinë, duke mbetur për trajtim në Torino.

Lëndimi dukej se ishte zgjidhur, dhe në vend të kësaj u rishfaq gjatë sezonit që sapo mbaroi, i bezdisshëm dhe i luhatshëm siç është tipike për dhimbjet e ijeve. Problemi është rishfaqur dhe DV9 do të humbasë impenjimet me kombëtaren kundër Jordanisë dhe Bullgarisë. Sidoqoftë, në drejtim të tij nuk mungon interesit.

Menaxherë të lojtarit raportohen në Bavari ku po diskutojnë një transferim të mundshëm në radhët e Bajernit të Mynihut. Edhe Çelsi e ndjek me interes situatën, por pista angleze nuk e josh shumë sulmuesin e Juves për shkak se bëhet fjalë për një klub që nuk luan në Ligën e Kampioneve.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ronaldo prek pikën më të ulët të vlerës së tij në treg

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.