• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbape bëhet përsëri çështje shtetërore në Francë, Makron: Do t’i bëj unë presion

14/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Kilian Mbape për të mos rinovuar kontratën e tij përtej vitit 2024, është kthyer në temën e ditës në Francë. Largimi i tij nga PSG do të dobësonte ndjeshëm klubin dhe shanset e tij për të fituar Ligën e Kampioneve, që është ëndrra e drejtuesve.

Mbape Makron

E sigurisht në mes është edhe imazhi i Francës, që nuk po arrin të bëjë të sajën trofeun më të lakmuar për klube në Europë. Ndaj në skenë ka dalë përsëri presidenti i vendit, Emanuel Makron.

Një vit më parë, ishte insistimi i tij që bindi Mbape që të firmoste rinovimin në një periudhë kur mendohej se ai do të largohej drejt Real Madrid. Duket se këtë herë, presidenti francez ka ndër mend që të bëjë të njëjtën gjë., siç tregon RMC për një bashkëbisedim me një tifoz të futbollist me kreun e shtetit.

“A e di nëse Kilian do të qëndroje”, e pyeti tifozi. “Nuk kam lajme rreth tij, por do të tentoj t’i bëj presion që të qëndrojë”, u përgjigj presidenti francez. Sigurisht, largimi i një ylli të tillë, pas atij të Mesit, do të ndikonte edhe në ekonominë e klubeve franceze, pasi shumë shpejt do të rinegociohen kontratat për të drejtat TV të Ligës 1 dhe pa futbollistë të tillë, vlera e tyre do të binte ndjeshëm.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rivera largohet nga Llapi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.