Tuesday, 3. March 2026
Sport

LIVE HOLANDË-KROACI/ Starton gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve, shkelmohet topi i parë në Roterdam

GS 14/06/2023 1 Min. Lesezeit

Holanda dhe Kroacia përballen sot në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të këtij edicioni. Stadiumi “De Kuip” i Roterdamit pret sot një duel shumë spektakolar mes dy skuadrave që kanë bërë mirë në arenën ndërkombëtare.

bandicam 2023-06-14 20-48-29-453

Holandezët tanimë drejtohen nga Ronald Kuman, i cili padyshim ka si objektiv që të sigurojë finalen meqë sfida luhet në fushën e “tulipanëve”. Por përballë janë djemtë e Daliç, të cilët treguan edhe në Botëror se nuk janë rastësisht mes skuadrave më të mira në aktivitete ndërkombëtare në vitet e fundit.

LIVE

HOLANDË 0-0 KROACI

NGJARJET KRYESORE

9’ Uiefer gjuan drejt portës, por portieri bën një pritje të mirë.

5’ Kramariç merr një top të gjatë brenda zonës dhe tenton të godasë drejt portës, por mbrojtja holandeze largon rrezikun.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

sssssssss

PANORAMASPORT.AL

Teilen: