Kroacia është finalistja e parë e këtij sezoni në Ligën e Kombeve. Skuadar e Zlatko Daliç ka mundur me shifrat 4-2 pas kohëve shtesë Holandën, në ndeshjen e luajtur në Roterdam.
HOLANDË 2-4 KROACI
34′ Malen, 90’+6′ Lang/ 55′ Kramariç (P), 73′ Pasaliç, 98′ Petkoviç, 117′ Modriç (p)
NGJARJET KRYESORE
120’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-2 të Kroacisë.
120’+2’ Anulohet goli i Petkoviç, për një prekje topi me dorë gjatë aksionit.
117’ GOOOL KROACIA! Modriç çon rezultatin në 4-2 me penalltinë e fituar nga Petkoviç pas faullit ndaj tij të Malacia.
110’ Majer i dhuron topin Bergvajn i cili gjuan por gjen përgjigjen e Livakoviç. Topi mbërrin te Lang i cili ka portën bosh përpara, por gjuan në rrjetën e jashtme.
106’ Pjesa e dytë shtesë nis me Malacia dhe De Ron në vend të Gakpo dhe Ake te Holanda.
105’+2’ Mbyllet pjesa e parë shtesë me rezultatin i cili momentalisht çon Kroacinë në finale.
98’ GOOOL KROACIA! Petkoviç mbron topin në mesfushë dhe ecën para duke gjuajtur nga distanca për të shënuar golin e avantazhit.
91’ Rifillon ndeshja pas punimit të shkurtër.
90’+7’ Koha e rregullt mbyllet me shifrat 2-2, duhen të paktën kohët shtesë për të përcaktuar fituesin e duelit.
90’+6’ GOOOL HOLANDA! Pas një sulmi ku topi hidhet disa herë në zonë, është Lang ai cili gjen devijimin e fundit për të shënuar golin e barazimit.
90’+1’ Gakpo ka mundësinë e artë për të shënuar golin e barazimit, por gjuan jashtë nga një pozicion i shkëlqyer.
73’ GOOOL KROACIA! Aksin i gjatë i kroatëve më shumë pasime, ku Pasaliç përfiton nga përgjumja e Van Dajk për të shënuar golin e përmbysjes.
69′ Gakpo merr topin në krahun e majtë dhe gjuan drejt portës, por gjen përgjigjen e portierit kroat.
55′ GOOOL KROACIA 1-1! Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Kramariç rikthen baraspeshën.
53′ Gakpo ndërhyn ashpër ndaj Modriç në zonë, ka penallti për Kroacinë.
46′ Nis pjesa e dytë e sfidës.
45’+1′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
34′ GOOOL HOLANDA 1-0! Uiefer i dërgon topin brenda zonës Malen, ky i fundit nuk gabon dhe e dërgon në këndin e poshtëm të majtë duke mposhtur Livakoviçin.
17’ Ndërhyn ashpër ndaj Uiefer, Kovaçiç ndëshkohet me karton të verdhë.
16’ Gakpo merr një top të gjatë në zonë, por Livakoviç tregohet i vëmendshëm dhe parandalon rrezikun.
9’ Uiefer gjuan drejt portës, por portieri bën një pritje të mirë.
5’ Kramariç merr një top të gjatë brenda zonës dhe tenton të godasë drejt portës, por mbrojtja holandeze largon rrezikun.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL