Wednesday, 4. March 2026
Sport

Dalin pamjet e tifozëve rumunë duke brohoritur në mënyrë skandaloze “Kosova është Serbi” në Prishtinë

GS 19/06/2023 1 Min. Lesezeit

Tifozët rumunë që udhëtuan nga Rumania në Prishtinë për ndeshjen e të premtes me Kosovën shkaktuan një skandal të madh për të cilin u larguan edhe nga stadiumi.

  

Një grup i vogël i tifozëve të Rumanisë gjatë ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri” nisën provokimet duke brohoritur “Serbia Serbia” dhe “Kosova është Serbi”, shkruan lajmi.net.

Gjatë largimit të tyre nga stadiumi, tifozët rumunë u grushtuan edhe nga disa pjesëtarë të sigurimit.

Ndryshe, Kosova dhe Rumania barazuan pa gola 0:0, në takimin e vlefshëm për Grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Mëposhtë mund të shikoni pamjet kur tifozët rumunë nisën me brohoritjet skandaloze./Lajmi.net/

  


Teilen: