Thursday, 5. March 2026
Sport

Kurti për Giressin: O do të ecte me Kosovën mirë, o do të jepte dorëheqje qysh moti 

GS 20/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ish futbollisti i mirënjohur Xhevat Kurti shprehet kritikë për selektorin e kombëtares së Kosovës, Alain Giresse.

Ai tha se Giresse ka qenë një lojtar dinak por jo edhe si selektor.

“Giressin e mbaj mend si lojtar dinak dhe këmbëshpejt, por para shumë kohe kam prit se e kupton veten me Kosovën por si duket nuk e ka shpejtësinë më si dikur e as dinakërinë, sepse po t’i kishte këto do të zgjidhte problemin moti: O do të ecte me Kosovën mirë o do të jepte dorëheqje qysh moti.

Forca Kosova ecim tutje tani na ka mbet të rikuperohemi gjasat minimale por kokën lart.

Profesionistët në profesion”, thotë Kurti.

Teilen: