Friday, 6. March 2026
Sport

Treshja e Chelseat do t’i kryejnë testet mjekësore ditët e ardhshme në klubet arabe

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Marrëveshja e Chelseat për tre futbollistët e tyre me klubet nga Arabia Saudite është në fazën finale.

Koulibaly, Ziyech dhe Mendy janë futbollistët e ekipit londinez që do të vazhdojnë karrierën në Arabinë Saudite.

Madje është caktuar që ditët e ardhshme të kryhen testet mjekësore për ta.

Koulibaly do t’i bashkohet Al Hilalit, Ziyech Al Nassr, kurse Mendy te Al Ahli.

Teilen: