Friday, 6. March 2026
Sport

Atmosferë fantastike te Ballkani, nesër zhvillojnë miqësoren ndaj ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani është duke u përgatitur për ndeshjet në UEFA Champions League.

Sot gjatë ditës skuadra kosovare ka kryer me sukses stërvitjen para miqësores ndaj ekipit shqiptar, Struga, shkruan Lajmi.net

  

Ballkani nesër këtë miqësore e zhvillon në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, aty ku edhe po qëndron ekipi kosovar.

“Grupi është i bashkuar si asnjëherë më parë, me moral të lartë, potencë të kënaqshme dhe formë fantastike e futbollistëve tanë”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar

  


Teilen: