• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Etrit Berisha po shkon në Superligën e Turqisë, bashkëlojtar i Ibrahim Dresevic

23/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Turqi e bëjnë fakt të kryer. Etrit Berisha do të transferohet shumë shpejt te Fatih Karagumruk.

Skuadra e Superligës turke vazhdon punën për sezonin e ri dhe sipas atyre që shkruan “Fotomac”, ka nisur negociatat me portierin e Kombëtares shqiptare, i cili është pjesë e Torinos.

  

Karagumruku ka rënë dakord me lojtarin dhe klubin e tij, pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë edhe këtë transferim. Berisha kaloi një sezon për t’u harruar, duke qëndruar jashtë ekipit dhe duke u stërvitur i diferencuar nga grupi, kjo për shkak të debateve me trajnerin Ivan Juriç.

Kështu që zgjidhja më e mirë është që portieri të largohet dhe pritet ta bëjë këtë te skuadra që sezonin e fundit drejtohej nga Andrea Pirlo.

Gjithashtu, në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares, Berisha ishte ai që u zgjodh nga stafi teknik për ta nisur si titullar takimin ndaj Moldavisë ku mbajti portën e paprekur dhe Ishujve Faroe.

Pas shumë viteve në Itali, pritet që 34-vjeçari të ndryshojë kampionat, pasi ka mbajtur veshur fanellat e Atalantës, Lacios, Spalit, Torinos.

  


Next Post

Liridon Fetahaj, lojtar i Malishevës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.