Friday, 6. March 2026
Sport

Juventusi gjen zëvendësuesin e Vlahoviçit, arrihet akordi me djalin e legjendës së Milanit

GS 23/06/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se Juvantusi ka gjetur zgjidhje në sulm, duke arritur akordin me sulmuesin amerikan, Timoti Ueah.

ueah

23-vjeçari që aktivizohet me Lilën, duket se është gati për një aventurë të re në Itali, me Juven.

Timoti është dhe djali i legjendës së Milanit, Xhorxh Ueah, por ndryshe nga babai i tij, ai ka zgjedhur që të veshë fanellën e Juves.

Ky operacion do t’i kushtojë “Zonjës” 12 milionë euro, të cilat do të shkojnë në arkat e Lilës.

Ueah pritet që të zëvendësojë Dushan Vlahoviç, i cili pritet t’i japë fund shumë shpejtë rrugëtimit me Juventusin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: