Pas shpenzimit të afro 370 milionë paundëve gjatë merkatos së dimrit, “blutë” e Chelsea nuk kanë shpenzuar asnjë qindarkë, deri më tani këtë merkato vere, teksa të shumta kanë qenë largimet nga “Stamford Bridge”.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, tashmë drejt largimit është dhe “fantazisti” gjerman i sulmit, Kai Havertz, i cili këtë fundjavë do të kryejë testet mjekësore te “topçinjtë” e Arsenal, përpara se të nënshkruajë kontratën me klubin e tij të ri.
“Blutë” pranuan ofertën prej 75 milionë paundësh për Havertz, teksa mes Arsenal dhe sulmuesit gjerman gjithçka ishte zgjidhur javë më parë dhe mungonte vetëm firma e Chelsea, gjë që tashmë është siguruar. /i.m /abcnews.al