Friday, 6. March 2026
Sport

Zyrtare: Eros Grezda prezantohet te kampioni i Superiores së Shqipërisë

GS 23/06/2023 1 Min. Lesezeit

Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën. Ish sulmuesi i ekipit tonë kombëtar është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë.

28 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon.

  

Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgoë Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28 vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol.

  


Teilen: