Friday, 6. March 2026
Sport

Mirlind Daku merr pasaportën e Shqipërisë, i afrohet fanellës “kuqezi”

GS 23/06/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku është pajisur me Pasaportën e Shqipërisë.

Në rrjetet sociale Endrit Haxhiu ka publikuar vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptare për ish-lojtarin e Kombëtares së Kosovës, shkruan Lajmi.net

  

“Dhënien e shtetësisë shqiptare shtetasit të mëposhtëm: Mirlind Fehmi Daku. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, shkruhet në dekretin e firmosur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Vendimi i Dakut për t’u pajisur me pasaportën e Shqipërisë vjen pasi nuk mori ftesën nga Alain Giresse për ndeshjet e muajit qershor ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Përveç Dakut, me pasaportë shqiptare pritet të bëhet edhe lojtari i Antëerpit, Arbnor Muja./Lajmi.net/

  


Teilen: