• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jo veç 103 sosh, Borussia Dortmund do të fitojë edhe shumë miliona të tjera nga shitja e Bellingham

23/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi i pagoi 103 milionë euro Borussia Dortmundit për transferimin e Jude Bellingham në Bernabéu, por marrëveshja mund të kushtojë shumë më shumë para për skuadrën madrilene.

Kjo pasi klubi gjerman ishte i vendosur në negociata dhe arriti, sipas Bild, të shtonte variabla që mund të sillnin 30.9 milionë euro të tjera në arkën e klubit, pra gati 30 për qind më shumë se çmimi bazë i transferimit.

  

Bild siguron që të paktën 25 të tjera nga ato 30.9 milionë euro mund të arrihen lehtësisht, pasi ato janë bonuse që lidhen me objektivat kolektivë, si fitimi i ligës spanjolle ose Ligës së Kampionëve, dhe të vlefshme përgjatë gjashtë viteve të kontratës së nënshkruar.

Por ka më shumë. Në këtë ekuacion hyn edhe kualifikimi i Realit për në Ligën e Kampionëve, duke qenë lehtësisht i arritshëm, por edhe objektiva të tjerë individualë, që nga minutat e përdorimit, deri te hyrja në ekipin e vitit të çmimeve FIFA The Best.

  


Next Post

Arabia Saudite ia mësyn edhe Salahut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.