Tuesday, 15. September 2026
Sport

Chelsea refuzon ofertën e tretë të Manchester Unitedit për Mount

GS 24/06/2023 1 Min. Lesezeit

Chelsea ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Manchester Unitedit për Mason Mount.

“The Athletic” ka raportuar se edhe oferta e tretë në total prej 55 milionë funtesh është refuzuar, por “Blutë” vazhdojnë të jenë ta hapur për shitjen e anglezit.

Chelsea thuhet se ia ka bërë një kundër-propozim Man Unitedit, duke kërkuar 58 milionë funte, plus 7 milionë tjera në formë bonusesh.

Nga klubi londinez gjithashtu janë shprehur gati për t’u takuar me krerët e klubit nga Manchesteri për të gjetur një zgjidhje.

Besohet se ka shpresë për zgjidhje të shpejtë në mënyrë që 24-vjeçari të mos humbasë përgatitjet parasezonale dhe fillimin e sezonit të ri.

Ndryshe, Mason Mount me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. 

Teilen: