Negociatat mes Chelsea-s dhe Villarealit për transferimin e Nicolas Jackson tek ‘Blutë’ e Londrës janë në rrugën e duhur.
Reprezentuesi i Senegalit pritej të nënshkruajë për Chelsea në fillim të javës.
Megjithatë, pavarësisht vonimeve, sipas “TMW”, Jackson do të transferohet në “Stamford Bridge”.
Chelsea do të plotësojë klauzolën e blerjes së Jackson-it në vlerën e 30 milionë paund.
Jackson javën që vjen pritet të mbërrijë në Londër për të kryer testet mjekësore.