Bepe Bergomi ka komentuar së fundmi situatën e largimit të Paolo Maldinit nga Milani.
Ai u shpreh se amerikanët bënë një gabim, ndërsa nga ana tjetër legjenda e Milanit mund të bëjë mjaft mirë kudo që të shkojë.
“E njoh mirë Paolo Maldinin, ai studioi shumë për t’u bërë një menaxher. Bëri mirë te Milani, fitoi një kampionat dhe e çoi tre herë në Ligën e Kampionëve. Por me amerikanët ka një fjalë që duhet mbajtur parasysh: ndarje.
Disa zgjedhje nuk janë bërë mirë, por mbi të gjitha mendoj se është problem i marrëdhënieve personale. Tani nuk e di se çfarë do të bëjë Paolo, pasi ai është Milan.
Ai mund të shkojë jashtë vendit, ai e njeh anglishten në mënyrë perfektë dhe vlerësohet shumë. Nuk e shoh aq shumë në një ekip tjetër italian”, u shpreh Bergomi.
PANORAMASPORT.AL