Saturday, 7. March 2026
Sport

‘Ariu shqiptar’ fiton tjetër ndeshje me nokaut

GS 25/06/2023 1 Min. Lesezeit

Boksieri shqiptar, Reshat Mati, i njohur si “Ariu shqiptar”, e ka marr edhe një fitore tjetër me nokaut.

Ai e mposhti Dakota Lingerin në mbrëmjes e së shtunës, me nokaut teknik në raundin e nëntë në New York, përcjellë lajmi.net.

  

Mati gjatë gjithë ndeshjes ishte më i mirë se Linger, por në raundin e nëntë pas disa goditjeve të mira që bëri, detyron gjyqtarin e meçit që të ndalonte garën.

Ky duel i takon kategorisë së peshave të lehta.

“Ariu shqiptar” tani ka çuar në 14 numrin e fitoreve dhe asnjë humbje, teksa tetë prej tyre i ka me nokaut./Lajmi.net/

  


Teilen: