Pol Pogba kaloi një sezon të vështirë te Juventusi, teksa nuk luajti për shkak të dëmtimeve.
Mesfushori do të jetë në dispozicion të Juventusit që më 2 korrik, 8 ditë përpara datës së fillimit të përgatitjeve më 10 korrik.
Qëllimi është që francezi të fillojë të punojë me trajnerët në Kontinassa më herët se shokët e tij të skuadrës për të kompensuar kohën e humbur dhe për të lënë përfundimisht pas vetes problemet fizike dhe kritikat.
PANORAMASPORT.AL