Për të parë nga afër yllin e futbollit, Lionel Messi, tifozët janë gati të udhëtojnë qindra, madje mijëra kilometra. Por ndonjëherë ndodh që udhëtimi ishte i kotë. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e fundit të Inter Miami në MLS.
Për të parë idhullin e tij, një tifoz amerikan udhëtoi më shumë se 2 mijë kilometra në Filadelfia për një ndeshje të Inter Miami.
Një nga futbollistët më të suksesshëm në botë thuhej se do të gjuante topin për herë të parë për skuadrën e re, Inter Miami. Por rrugëtimi i tifozit së pasionuar ishte i kotë.
Hera e parë ishte sepse skuadra e Inter Miamit humbi 4:1. E dyta ishte sepse Messi nuk ishte fare në fushë.
Tifozi entuziast që vizitoi stadiumin Subaru Park shpalosi edhe një pankartë ku shkruhej: “Kam udhëtuar mbi 1200 milje (2000 kilometra) për të parë mbretin e futbollit”.
A fan traveled 2000km to Philadelphia to watch Leo Messi’s first game with Inter Miami.
Except the Argentinian is still on his holidays… 😭🇦🇷
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) June 25, 2023
Kamerat kapën momentin kur tifozi i dëshpëruar shpalosi pankartën të cilën më pas e hodhi.
Ai mesa duket ka harruar që Messi nuk do të fillojë të luajë për ekipin e ri deri në mesin e korrikut, kur të kthehet nga pushimet verore./Lajmi.net/