Saturday, 7. March 2026
Sport

Nuk shkëlqeu as në Itali, ylli që shkoi me bujë te Reali transferohet drejt gjigandit turk

GS 26/06/2023 1 Min. Lesezeit

Luka Joviç dështoi të shkëlqente dhe në Itali me Fiorentinën, duke mos i përmbushur pritshmëritë me klubin violë.

jovic

Duket se klubi nga Firence është gati që ta shesë që këtë verë serbin, i cili e ka gjetur skuadrën e re.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, ai ka arritur akordin me Gallatasarajin, ku do të zëvendësojë Mauro Ikardin.

Joviç do t’i kushtojë 8 milionë euro gjigandit turk, por vetëm gjysma do t’i shkojë Fiorentinës, pasi 50% të kartonit e kishte ende Reali.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: