Paraqitjet nën pritshmëri te 33 herë kampionët e Bundesligës mbartin me vete një sërë pasigurish në reparte të caktuara te Bajerni.
Sigurimi i Rafael Guerreiros, Konard Laimer dhe “hipotekimi” në rrugë formale të mbrojtësit Kim, pa anashkaluar pistat e avancuara me Kejnin e Mauntin nuk janë të mjaftueshme në idetë e Tomas Tuhelit. Tekniku 49- vjeçar kërkon më tepër kreativitet në kontingjentin e rekordmenëve për sezonin e ardhshëm.
MESFUSHA-Leon Gorecka nuk e ka bindur 49-vjeçarin prej marrjes së “frerëve” në fillim të muajt prill, e cila koincidon me aventurën në pankinën e bavarezëve. I ngathët në qarkullin e topit, pa fantazi në daljet e shpejta, jo dinamik në ndaljen e kundërshtarëve në mënyre të pastër. Elementë që ishtrajneri i Çelsit i vështron si zgjidhje te Frenki de Jong. Nënshkrimi me Gyndoanin është në metrat e fundit te Barça dhe mbingarkesa në zemrën e ekipit “blaugrana”, nënkupton nevojën për spastrime, pa harruar faktin se kampionët e La Ligës janë të uritur në spektrin e të ardhurave.
SULMI-Randall Kolo Muani është lidhur shpesh më kalimin në Mynih, por aludimet nuk kanë shkuar më shumë se sa në linjat mediatike, pa hyrë në bisedime zyrtare. “L’Equipe” është e sigurt se Bajerni po pret momentin e duhur për të goditur në objektivin “Kol Muani”. 60-70 milionë euro mendohet se mund të bindin mes vështirësish bordin e “shqiponjave” të Frankfurtit, të cilët nga kampi i tyre dëshirojnë mes 80-100 milionë eurove.
PANORAMASPORT.AL