Institucioni më i lart i futbollit botëror, FIFA ka përditësuar ranglistën e re të kombëtareve.
Kampionia e botës, Argjentina vazhdon të jetë e para në ranglistën e FIFA-s, e ndjekur pas nga Franca dhe Brazili që mbyllin Top 3-shen, shkruan lajmi.net.
Anglia edhe Belgjika pozicionohen në vendin e katërt dhe pestë.
Reprezentacioni i Kroacisë ka shënuar ngritje duke zënë vendin e gjashtë para Holandës, Italisë dhe Portugalisë.
Ish-kampionët evropian dhe botëror, Spanja mbyll Top 10-shen e ranglistës së FIFA-s.
Vlen të përmendet se Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie për një pozitë në këtë ranglistë. “Dardanët” renditen në vendin e 108-të.
Ranglista e re e FIFA-s: Kjo është pozita e re e Kosovës, pas dështimeve në muajin qershor
Për dallim nga Kosova, Kombëtarja shqiptare është ngritur për tri pozita. Të drejtuarit e Sylvinhos janë në vendin e 65-të./Lajmi.net/