Tuesday, 10. March 2026
Sport

Admir Mehmedi i pavendosur, nuk kthehet te Zurich

GS 29/06/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti shqiptar, por që luajti te Kombëtarja e Zvicrës, Admir Mehmedi është pa skuadër dhe po e mendon të ardhmen e tij.

Para disa jave u raportua se 32-vjeçari nga Gostivari do të kthehet në Superligën e Zvicrës te skuadra e Zurich, por “20 Minuten” raporton se një gjë e tillë nuk do të ndodh, shkruan Lajmi.net

  

Mehmedi sezonin e kaluar lujti te ekipi i Superligës së Turqisë, Antalyaspor, bëri 10 paraqitje dhe nuk arriti të shënonte gol.

Kujtojmë që Mehmedi ka vlerën në sajtin e njohur “Transfermarkt” deri në 225 mijë euro. Kurse transferimi i tij më i shtrenjtë ka qenë 6 milionë, kur nga Freiburg shkoi në Bayer Leverkusen./Lajmi.net/

  


Teilen: