Al-Nasr duket se ka gjetur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.
Siç bëjnë me dije mediat braziliane, klubi nga Arabia Suadite ka gjetur akordin me trajnerin portugez, Luis Kastro.
61-vjeçari e mbylli aventurën e tij te Botafogo, teksa më parë ka qenë dhe trajneri i Vitoria Gimaraesh, Shakhtarit dhe Al-Duhail.
Kastro kështu do të drejtojë Kristiano Ronaldon, teksa Al-Nasr është në pritje dhe të disa yjeve të tjerë.
PANORAMASPORT.AL