Tuesday, 10. March 2026
Sport

Brozovic ndryshon mendje, kroati i thotë “po” milionave të Al-Nassr

GS 29/06/2023 1 Min. Lesezeit

Paraditen e sotme, mesfushori kroati i “zikaltërve” të Inter, Marcelo Brozovic refuzoi ofertën e arabëve të Al-Nassr, mirëpo në mbrëmje duket se diçka ka ndryshuar dhe kroati do të jetë lojtari më i ri i Kampionëve sauditë.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, kroati 30-vjeçar dhe klubi arab kanë arritur marrëveshjen për transferimin e tij në Rijad, teksa gjithçka do të firmoset në orët në vazhdim.

Ndërkaq, kontrata e re do të firmoset ditën e nesërme, menjëherë pasi Brozovic të përfundojë me sukses testet mjekësore, përpara se ti bashkohet skuadrës së Al-Nassr për 3 vitet e ardhshme. /i.m /abcnews.al 

Postimi i plotë:

Teilen: