Tuesday, 10. March 2026
Sport

Ndalen negociatat për Brzoviçin, Interi ndryshon mendjen dhe refuzon ofertën e arabëve

GS 30/06/2023 1 Min. Lesezeit

Marselo Brozoviç ishte vetëm një hap larg arabëve të Al-Nasr, teksa sot do të kryente vizitat mjekësore.

brozovic

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin për kroatin, pasi Interi është tërhequr.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, zikaltërit kanë refuzuar ofertën e bërë nga Al-Nasr, e cila nga 25 milionë euro që i ofroi në fillim, e uli në 15 milionë.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer drejtuesve të Interit, të cilët kanë zgjedhur që të ndalojnë përkohësisht negociatat për mesfushorin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: