Tuesday, 10. March 2026
Sport

Mirlind Daku në “radarin” e Trabzonsporit

GS 30/06/2023 1 Min. Lesezeit

Paraqitjet e mira edicionin e fundit si i huazuar te Mura në Slloveni kanë bërë që interesimi nga klubet evropiane për sulmuesin Mirlind Daku të rriten gjithnjë e më shumë.

  

Sulmuesi nga Gjilani që është pjesë e Osijekut në Kroaci po kërkohet nga disa skuadra këtë afat kalimtar të verës.

Trabzonspori po planifikon të marrë një emër në qendër të sulmit dhe një nga prioritetet e tyre është Daku, raporton Fanatik, transmeton lajmi.net.

Skuadra turke e Trabzonsporit jo shumë kohë më parë ka qenë kampion i Superligës së Turqisë.

Daku ka kontratë edhe një vit me Osijekun, e cila nuk synon ta shesë atë nën 1 milion euro.

Për Dakun interesim së fundmi ka shprehur edhe klubi rumun, Rapid, të cilëve Osijeku u kërkoi 1 milion euro.

 Klubi rumun bën ofertë për Mirlind Dakun, Osijek i tregon çmimin

25-vjeçari edicionin e fundit me Muran realizoi 22 gola në 37 paraqitje të zhvilluara.

Ai është pjesë e Osijekut nga viti 2020, por që ishte i huazuar edhe te Ballkani./Lajmi.net/

  


Teilen: