Tuesday, 10. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Juventus njofton largimin e Cuadrados

GS 30/06/2023 1 Min. Lesezeit

Juventusi ka njoftuar largimin e Juan Cuadrados përmes faqes së tyre zyrtare. Kolumbiani largohet nga “zonja e vjetër” si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës. Klubi i Torinos falënderoi Cuadrado për paraqitjet e tij.

Cuadrado luan për Juventusin që nga fundi i gushtit 2015. Që atëherë, futbollisti kolumbian ka luajtur 314 ndeshje zyrtare, në të cilat ka shënuar 26 gola dhe 65 asistime.

Tani 35-vjeçari do të jetë në kërkim të një ekipi të ri. Më parë, thashethemet e lidhnin kolumbianin me Fenerbahçen. /G.D abcnews.al/

Teilen: