• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

ZYRTARE! Milani prezanton mesfushorin e afruar nga Çelsi, zbulohet kontrata e lojtarit

30/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ruben Loftus Çik është zyrtarisht futbollist i Milanit dhe tashmë ka ardhur edhe prezantimi nga vetë klubi kuqezi. Mesfushori anglez kishte mbërritur në Milano 3 ditë më parë dhe pasi ka kaluar testet mjekësore, ka firmosur dhe është prezantuar si lojtar i kuqezinjve.

loftus cik

27-vjeçari ka firmosur me Milanin një kontratë 4-vjeçare që e mban të lidhur deri në verën e vitit 2027. Ai i ka kushtuar Milanit 18.5 milionë paund, ndërkohë që do të përfitojë 4 milionë euro në sezon me kuqezinjtë.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Ruben Loftus-Çik nga Çelsi. Lojtari ka rënë dakord për një marrëveshje me klubin deri më 30 qershor 2027.

I lindur në Londër më 23 janar 1996, Ruben erdhi nga sektori i të rinjve të Çelsit dhe bëri debutimin e tij profesional për klubin në vitin 2014. Ai luajti për blutë për shtatë sezone, me eksperienca huazimi në Kristal Palas gjatë sezonit 2017/18 dhe Fulham në Sezonin 2020/21. Në Chelsea, ai luajti 155 ndeshje dhe shënoi 13 gola, duke fituar 2 tituj të Premierligës, 1 herë Kupën e Botës për Klube, 1 Superkupë Europiane dhe 1 Kupë Lige”, shkruan Milani në prezantimin e lojtarit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

KF Vëllaznimi njofton zyrtarisht se edhe në sezonin e ri do të garojë në Ligën e Parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.