Renato Sançez ishte një nga objektivat kryesorë të Milanit sezonin e kaluar, por në fund portugezi zgjodhi të transferohej te PSG.
Duket se për 25-vjeçarin nuk ishte zgjedhja e duhur, pasi sezonin që sapo lamë pas ai luajti vetëm 27 ndeshje duke shënuar dhe vetëm dy gola.
Kësaj radhe për Sançezin në garë ka hyrë Roma, me Zhoze Murinjon që kërkon të përforcojë mesfushën.
Siç raportojnë mediat italiane, verdhekuqtë kanë nisur bisedimet me portugezin dhe duket se janë pranë një akordi.
PANORAMASPORT.AL