Tuesday, 10. March 2026
Sport

Interi do me çdo kusht Fratezin, Karnevali: Së shpejti takim me Marotën

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Davide Fratezi është një nga objektivat e deklaruar të Interit që po bën ç’është e mundur për të mbërritur te mesfushori i Sasuolos.

1498784023.0

Gjithë shuma që pritet nga shitja e Marselo Brozoviçit do të investohet pikërisht te 23-vjeçari dhe për këtë ka folur edhe administratori i deleguar i Sasuolos, Xhovani Karnevali.

“Do ta takojmë Interin për të diskutuar për Daviden, por merkatoja sapo ka filluar dhe nuk ka asnjë klub që për momentin është i avantazhuar në garën për italianin. Do të bisedojmë dhe do të vendosim, por interesin zikaltrit na e kanë shfaqur që shumë kohë më parë. Do të dërgojmë propozimin e tyre”, tha drejtuesi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: