Klubi i Shkëndijes së Tetovës dhe sulmuesi bullgar Nasko Milevin me konsesus i japin fund bashkëpunimit.
“KF Shkëndija i dëshiron futbollistit gjitha të mirat në të ardhmen.
KF Shkëndija dëshiron të shprehë mirënjohjen maksimale për Nasko Milevin.
Sulmuesi bullgar dhe kryesia e klubit kanë ndërprerë marrëveshjen me konsesus.
Pas një bisede të sinqertë e konstruktive ndërmjet kryesisë, stafit teknik, futbollistit dhe përfaqësuesit të Milevit, është vendosur se në këtë moment ndarja është në interes të të dyja palëve.
Kontributi dhe sjellja shembullore e Nasko Milevit do të vlerësohet gjithmonë në klub.
Secili në KF Shkëndija i uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen.”, njofton KF Shkëndija.