Didie Deshamp ka dhënë një intervistë për “Vsd”, teksa është ndalur tek trajnerët. Tekniku është shprehur se shpesh francezët janë të nënvlerësuar dhe shumë prej tyre që janë të shkëlqyer mund të jenë dhe papunë.
“Trajnerët francezë janë të nënvlerësuar për arsye të ndryshme. Edhe në Francë. Kemi shumë trajnerë të huaj, por kemi edhe shumë trajnerë të shkëlqyer francezë që janë të papunë. Kolegët e mi të huaj që punojnë në Francë janë kompetentë, kjo kuptohet. Ata shpesh janë të rrethuar nga një staf i shkëlqyer stërvitor që ata kanë zgjedhur. Kjo nuk ndodh shpesh me një trajner francez. Ne objektivisht kemi një të metë, aftësinë tonë në gjuhë të huaja. Ne nuk jemi mjaftueshëm të mirë në këtë fushë. Një trajner i huaj në Francë mund të mos flasë frëngjisht, ne e lejojmë atë. Shko në Itali, Angli apo Spanjë. Nëse nuk flet gjuhën e vendit, as që të marrin në konsideratë për pozicionin e trajnerit”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL